Marrëdhëniet shoqërore janë të domosdoshme



Shkencëtarët pohojnë se marrëdhëniet shoqërore janë shumë të dobishme për shëndetin fizik dhe atë psikologjik të njeriut. Marrëdhëniet e shëndosha shoqërore, shtojnë aktivitetin e disa vatrave në tru.
Ekspertët thonë se personat e vetëmbyllur dhe të izoluar vuajnë nga sëmundje psikike dhe kanë imunitet më të dobët, krahasuar me personat që janë të aftë të ndërtojnë marrëdhënie shoqërore të forta. Sipas studimeve më të fundit, është zbuluar se personi që ka kontakte të shumta me njerëzit, i toleron, i fal dhe është i durueshëm me ta, është më rezistent ndaj sëmundjeve dhe gëzon shëndet fizik dhe psikik më të mirë. Bazuar në këtë, shkencëtarët këshillojnë më shumë kontakte me të tjerët dhe më shumë tolerancë. Këtë që themi, profeti Muhamed a.s e ka sugjeruar që katërmbëdhjetë shekuj më parë, ku thotë:”Besimtari që përzihet me njerëzit dhe i duron nëse e lëndojnë, është më i mirë se besimtari që nuk përzihet me njerëzit dhe nuk i duron kur e lëndojnë.

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment