Uji i detit nuk është gjithë e kripur!



Një ekip i hulumtuesve të University College në Londër ka zbuluar ekzistencën e një flluske të madhe të ujit të ëmbël në mes të Oqeanit Arktik perëndimor.

Ajo zë një vëllim prej 8 mije km kub dhe në 10 vitet e fundit trashësia e tij është rritur me 15 centimetra. Sipas shkencëtareve është rezultat i një sistemi të veçantë të erërave që ndikon në drejtim të Beaufort Gyre, një rrymë e madhe oqeanike që lëvizë në drejtim të akrepave të orës në rajonet polare.
Po nga vjen gjithë ky ujë i ëmbël? Sipas eksperteve është bijë e lumenjve të mëdhenj siberianë dhe amerikano-verior që derdhën në detin e akullt: duke mbetur në sipërfaqe në krahasim me atë të kripur, mblidhet nga qendra e Beaufort Gyre nga erërat anticiklone që përfshijnë Arktikun Perëndimor.
Ajo që frikëson shkencëtaret është se mund të ndryshojnë kushtet klimatike dhe kjo masë e madhe uji, aktualisht e pa-spostuar nga era, mund të derdhet papritur në Oqeanin Atlantik, me pasoja të vështira për t’u parashikuar si mbi klimën ashtu edhe mbi tregtinë ushqimore detare, siç ndodhi në vitet ’60 e ’90 dhe në një shkallë më të vogël, edhe në vitin 2009.
Pasojat e këtij fenomeni janë të vështira për t’u parashikuar: Vëzhgimet e kryera gjatë 15 viteve vetëm konfirmojnë një zbutje graduale të ujit në detin arktik, por vetëm në kohet e fundit ka marrë përmasa shqetësuese.
Shkrirja graduale e akujve polare nuk bën gjë tjetër, veçse lehtëson veprimin e erërave në transportimin e ujit të ëmbël drejt qendrës se Beaufort Gyre, duke shkaktuar kështu një rreth të rrezikshëm.
Humbja progresive e mbulesës se akullit nga ana e mbulesave polare, favorizon ngjitjen e ujit të ngrohte nga thellësitë oqeanike dhe me tej si pasoje do të përshpejtojë shkrirjen e akujve.

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment