Zbulimet që kanë ndryshuar stilin e jetës së njeriut

Janë këto zbulimet që kanë ndryshuar stilin e jetës së njeriut përgjatë shekujve.



10- Letra – u zbuluan në shekullin e dytë të erë ssonë në Kinë . Për herë të parë e përdori Dinastia Han për të ilustruar në letër një hartë gjeografike. Zbulimi i letrës ka ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe të shkencës, sepse falë saj u lehtësua regjistrimi i dijes dhe librat.
9- Kompasi magnetik - poashtu u zbulua gjatë Dinastisë Han në shekullin e dytë në Kinë . Ai ndihmoi jo vetëm kënaqjen e kureshtjes së njerëzve, por ndihmoi në eksplorime të vendeve të ndryshme të botës. Nuk ka përshkrim kontrobuti që kjo paisje pati për njerëzimin, për udhëtimet e shkencën në pë rgjithësi.
8- Shtypshkronja – u zbulua nga gjermani, Johannes Gutenburg , në vitin 1439. Mundësia për shtypin e 3,600 kopjeve në ditë ishte zbulim epokal që mundësoi shpërndarjen më të lehtë të dijes dhe shkë mbimin e përvojave të njerëzve në vise të ndryshme të botës , parakusht ky i zhvillimit njerëzor.
7- Makina me avull -u zbulua nga Thomas Newcomen më 1712 në Angli. Ishte kjo koha e fillimit të revolucionit industrial.
6- Telefoni – ishte shpikja e inxhinjerit skocez , Alexander Graham Bell. Ai u zbulua në vitin 1876 dhe atë botë ishte një mend revolucion i teknologjisë së komunikimit. Telefoni konvertonte zërin e njeriut në sinjale elektrike që përqoheshin në kabllo të distancës së gjatë elektrike.
5-Gramafoni - Fonografi i njohur ndryshe edhe me emrin gramofon, u zbulua më 1877 nga Thomas Edison. Ai ka shtuar cilësinë e transmetimit të zërit dhe shërbeu si platformë për avancimin e muzikës dhe produkteve tjera tingullore.
4- Llampa elektrike – u shpik në vitin 1869 nga Joseph Swan, por ajo nuk ishte në gjendje të ‘ndriçojë ‘ më shumë se disa orë . Llampa u avancua më vonë nga Thomas Edison (1869).
3- Aeroplani – apo makina fluturuese u zbulua në shekullin e nëntë nga Abbas Ibn Firnas, por ai ishte me shekuj një eksperiment që nuk gjeti shtrirje në masë . Në vitin 1903 vëllëzërit Wright nga Kalifornia veriore në SHBA e zbuluan verzionin e parë të aeroplanit të qëndrueshëm që ishte baze e zhvillimit të hovshëm të aeronautikës.
2- Kompjuteri – në formë n e tij të parë u zbulua në SHBA dhe në Britani të Madhe në vitin 1940. Ai kishte madhësinë e një dhome modeste dhe kishte nevojë pë r shumë energji. Kompjuteri i parë , si mund ta mirrni me mend, u zbulua për nevoja ushtarake. Ndërkaq kompjuteri i parë personal u zbulua nga kompania IBM në vitin 1957.
1- World Wide Web apo Interneti - i tillë çfarë e njohim sot u zbulua për nevoja ushtarake në vitin 1990 nga anglezi Tim Berners Lee, por për www ka edhe teori tjera që mohojnë se Lee është zbulues i tij. /infoglobi/ 

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment