Mahniti botën me zërin e saj, vajza me shami largohet nga The Voice



Garuesja 20-vjeçare nga Franca, Mennel Ibtissem, e cila ka marrë pjesë në garën muzikore “The Voice”, dhe tërhoqi vëmendje të madhe, ajo e braktisi garën pasi për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjen për Palestinën u ekspozua në linçim dhe sulme raciste në rrjetet sociale.

Vajza fitoi popullaritet të madh në Francë pas interpretimit të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen në gjuhën angleze dhe arabe, por pas kësaj u ekspozua në linçim në rrjetet sociale.

Ibtissem, përmes rrjetit social Facebook lajmëroi braktisjen e garës. Gjithashtu, kompania e cila organizon garën ITV Studios France njoftoi se e respekton vendimin e Ibtissem.

Ibtissem, pas garës së mbajtur të shtunën e kaluar u ekspozua me sulme raciste në rrjetet sociale për shkak të shamisë, dhe për shkak se më herët interpretoi këngën “Buzëqesh Palestinë” percjell InTv.

Përdoruesit e rrjeteve sociale theksojnë se për personat e mbuluar në Francë nuk duhet lejuar pjesëmarrja në një garë të tillë. Shumë përdorues në Twitter dhe Facebook protestuan kundër stafit menaxhues të TV kanalit që transmeton garën.

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment