Në Serbi nga 150 komuna, kurse vetëm në 18 prej tyre nuk ka shqiptarë, thuhet në statistikat e nga “Presheva jonë”.
Sipas regjistrimit të fundit, para një dekade e më shume (2002), në Serbi kishte 61.647 shqiptarë, kurse sipas regjistrimit të fundit (2011) të cilin shqiptarët e bojkotuan, Beogradi ka “arritur” të regjistrojë vetëm 5,809 shqiptarë. Kjo shifër është spekulative, sepse përpjekjet serbe të vazhdueshme shkojnë në drejtim të zvogëlimit të popullatës shqiptare nga trojet e tyre etnike.
Megjithatë disa media serbe, përkundër dështimit të fundit të regjistrimit të popullsisë, vazhdojnë të thirren në shifra kuturu, që posedon ende Beogradi, kurse dihet se në tri komunat shqiptare në Serbi: Preshevë, Medevgjë e Bujanoc jetojnë rreth 100.000 shqiptarë etnikë.
Do përkujtuar se po aq shqiptarë pra dy decenieve kishte edhe në Beograd. Sipas regjistrimit të popullsisë në Serbi të vitit 2002, në Medvegjë kishte 2,816 shqiptarë, në Bujanoc 23.681 dhe në Preshevë 31.098.
Madje, sipas burimeve të Beogradit më shumë se në gjysmën e komunave në Serbi, mbi 70 sosh, janë të banuara me shqiptarë, diku më shumë e diku më pak, hiq ata të Luginës së Preshevës.
Në Vojvodinë numri i shqiptareve është rritur nga 1.695 në 2.251, në Beograd është zvogëluar për 240, nga 1,492 në 1,252 (edhe pse mediat dhe autoritet serbe kane pohuar disa herë se numri i shqiptarëve në Beograd sillet rreth 100 mijë, kurse në pjesën qendrore të Serbisë numri i shqiptarëve u rrit nga 865 në 1,119.
Në rrethinën e Beogradit në vitin 2011 kishte më shumë shqiptarë se në rrethin Pcinjit dhe Jablanicës . Më shumë se 150 shqiptarë etnikë kishin të gjitha fushat e Vojvodinës dhe në dy zona të Serbisë qendrore dhe në Bor.
Numri i shqiptarëve u rrit në 18 komuna të Serbisë (ku Nishi dhe Novi Sadi janë të ndara nga zonat e lidhura) kanë pasur 863 shqiptarë, kurse sot ky numër është reduktuar dukshëm.
Duke mos i përfshirë numrin më të madh të shqiptarëve në Beograd, Subotica sot ka 383 shqiptarë, Novi Sadi 356, pastaj vjen Novi Beogradi dhe Palilula me 223 shqiptarë dhe katër komuna të tjera në Beograd ku ka më shumë se 100 shqiptarë etnikë.
Një numër i madh i shqiptarëve gjenden sot edhe në Novi Pazar (202), Sombor (118), Pisha (113) dhe Zrenjanin (110). Nga 21 deri në 100 shqiptarë ka sot në 34 komuna të Serbisë, nga 5-20 shqiptarë kishte në 53 komuna, kurse në 1-4 shqiptarë ka në 39 komuna.
Sipas këtyre statistikave del se nga 150 komuna në Serbi vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë.
Është mjaft interesant fakti se në 12 komuna të Serbisë ku nuk ka pasur shtim të popullsisë, aty nuk ka shqiptarë. /Presheva Jonë/
Më poshtë shiheni tabelën me rrajonte, komunat dhe qytetet e Serbisë ku banojnë shqiptarët:
0 yorum :
Post a Comment