Ndoshta nuk do ta kishit menduar kurrë, por një asteroid në universin e pafundmë mban emrin e vajze shqiptare.
Objekti qiellor është emëruar me emrin e 21-vjeçares nga Kosova, Pranvera Hyseni, e cila është edhe themeluese e programit të parë astronomik në Kosovë.
Së fundmi Pranvera mori pjesë në një konkurs të NASA-s, ku përfaqësoi Kosovën në mesin e 24 studentëve, duke fituar edhe çmimin “Steam and Space”.
Ajo është bashkë themeluese e Klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, i cili është themeluar në vitin 2015 dhe tashmë ka më shumë se 100 anëtarë, në mesin e tyre edhe shumë vajza të talentuara.
Në një intervistë për mediet kosovare, ajo shprehet se:
“Vajtja ime në NASA do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës sime, meqenëse për këtë moment, kisha ëndërruar qysh në fëmijërinë time.
Të gjithë reagojnë çuditshëm kur mësojnë për moshën dhe gjininë time, meqenëse në shkencat natyrore ka mungesë të femrave, por unë i inkurajoj që të jenë më kërkuese ndaj vetes dhe të mos kënaqen me pak”.
0 yorum :
Post a Comment