Për 15 vite me radhë ka jetuar në Australi, teksa ka punuar kryesisht në plantacione të mëdha ku kultivohej një pemë e veçantë, e quajtuar Paulownia, e cila kultivohet e rritet natyrshëm në vendet me klimë tropikale.
Leon Jakaj nga zona e Bushatit në Shkodër ka vendosur që eksperiencën e fituar në Australinë e largët ta sjellë një vendlindjen e tij, ku ka ngritur një fermë të vogël për kultivimin e pemës së rrallë.
Paulownia, që njihet ndryshe si “Druri i princeshës” ose “Druri i shpendit Phoenix”, është një dru me përmbajtje shumë të fortë dhe rritet shumë shpejt nëse kultivohet në kushte optimale, teksa mund të kalojë lartësinë 20 m në 3 vjet, duke prodhuar një dru precioz për mobileri.
Report Tv ishte në fshatin Bushat të Shkodrës për të parë nga afër fermën e Leon Jakajt, që na pohon se vendi ynë ka klimë të përshtatshme për kultivimin e kësaj peme, e cila sipas tij sjell benefite për kultivuesin por edhe mjedisin.
Në fermwn e tij në fshatin Oblikë të Shkodrës janë të mbjella të paktën 100 pemë Paulownia, teksa Jakaj ndalet tek përdorimi që gjen druri i përftuar nga kjo pemë.
“Paulonia sot ka një përdorim shumë të madh në të gjitha industritë, qoftë në industrinë e instrumenteve muzikorë. Pra dua të them që është një dru tepër special pasi instrumentat muzikorë nuk mund të bëhen me çdo lloj druri. Ose veshje e avionit sepse nga specifika e tij ky është një dru që thahet shumë shpejt, është shumë i lehtë dhe shumë i punueshëm, merr forma nga më të ndryshmet”, shpjegon ai
Por cilat janë arsyet që fermerët po i kthejnë sytë nga kultivimi i pemës Paulownia?
“Ka një rritje shumë të shpejtë. Ne bëjmë fjalë për 5, 6 vjet,7 vjet që të arrijë përmasa të tilla dhe kjo është ajo që e bën biznesin të mundshëm dhe me interesa për të gjithë. Por gjëja kryesore që unë e shoh në aspektin kryesor se nuk është vetëm fitimi. Unë e kam përmend edhe në intervista të tjera. Kjo ka një zhvillim shumë të shpejtë dhe si rezultat i zhvillimit të saj, fotosinteza e saj pastron ajrin shumë më tepër se çdo bimë tjetër”, thotë Leon Jakaj.
Ndërkohë Report Tv ishte dhe në edhe fshatin Shtoj, ku Jakaj ruan fidanët e kësaj peme. Ai shton se fermerë nga i gjithë vendit gjithnjë e më shumë po vijnë për të blerë këtë fidan.
Ndërkohë Report Tv ishte dhe në edhe fshatin Shtoj, ku Jakaj ruan fidanët e kësaj peme. Ai shton se fermerë nga i gjithë vendit gjithnjë e më shumë po vijnë për të blerë këtë fidan.
Paulownia fazën e saj të rritjes dhe zhvillimit e ka vetëm 7-8 vite. Pema ka diametër 50 -60 cm dhe një lartësi që varion nga 10 në 20 metër. Sistemi rrënjësor i thellë i pemës Paulownia jep mundësinë e rigjenerimit të tokave të degraduara, ndërsa kjo pemë mund të mbillet në çdo lloj terreni edhe pse s’ka qenë kurrë e mbjellë më parë.
0 yorum :
Post a Comment