Padyshim sporti është pjesë e jetës së çdo njeriu dhe pa të mund të themi lirisht se nuk mund të funksionojnë si duhet pjesët e caktuara të trupit të njeriut.Ndërsa Islami si fe univerzale në rruzullin tokë u përkujdes edhe për trupin e muslimanit dhe preferoi një trup të shëndosh krahas atij jo të shëndosh.Në historinë njerëzore ne njohim shumë popuj që janë afirmuar përmes sportit dhe si kulturë të tyre që e kanë kultivuar me shekuj e posedojnë atë.Në mesin e popujve të shumtë njihet edhe populli kinez me shkathtësitë e stilit Kung-Fu Wu-Shu që e kultivuan me shekuj dhe e bartën në tërë rruzullin tokësor.[1]Populariteti i lartë i saj del nga mosnjohja e këtij sporti e cila pak u zhvillua dhe u kultivua brenda teritorit kinez.Kung Fu Wu Shu u bartë në shumë vende në Europ dhe për një periudhë të shkurtër u mundësua hapja e shumë klubeve për mësimin e këtyre shkathtësive luftarake.Me të vërtet ky sport dhe shumica e sporteve tjera janë në mënyrë e të komunikuarit në shoqëri.Shumica e mjeshtërve të këtij sporti kanë qenë njerëz të arsimuar dhe të afirmuar intelektualisht të cilët mbi supe bartën një ide mjaft të vjetër në një popullatë relativisht të re.Duke vështruar historikun e sporteve ne me të vërtet befasohemi nga numri i madh i diciplinave sportive që njeriu i ka menduar dhe në të njejtën mënyrë edhe krenohemi me to.Sot pjesë e pandashme e ekonomisë së një vendi është bë edhe sporti dhe e arritura në të.Nëse arrinë që të organizosh një manifestim sportiv në vendin tënd , ajo për ekonominë e atij vendi d.t.th. afirmim , plasman më të lartë të artikujve dhe zhvillim cilësor i degëve të caktuara ekonomike.Por , sporti nuk ka të gjitha anët e saj pozitive dhe utopike.Ajo ka edhe shumë anë të saja negative , si p.sh. sportet e ndryshme që janë kundër kokës së njeriut si boksi, sporte si futbolli , basketbolli dhe hendbolli, përzierja e publikes së femrave me meshkuj, lindja e problemeve brenda tifozerisë, ana e saj materiale dhe jo etike, krijimi i ndjenjës së epërsisë dhe injorimit të njerëzve tjerë, konkurenca jolojale sportive etj.Të gjitha këto janë faktor që gjenerojnë sportet në përgjithësi dhe preokupojnë rininë në veçanti.Islami si sistem jetë në shoqëri erdhi me një rregull të re, me një rrugë të mesit dhe të arsyes.Ai implikoi vlerat në sport dhe sulmoi dhe ndaloi në mënyrë strikte antivlerat në sport dhe nga sporti.Na dha një kod të ri të sjelljes sonë në jetën tonë në përgjithësi por edhe në garimet tona sportive në veçanti.Lejoi garimin në masën e ngritjes sonë, por ndaloi urrejtjen e garuesit tjetër , krijoi një imazh të ri në historinë e sportit në përgjithësi.Në islam dopingu është i ndaluar rreptësisht për dy arsye:1.Për shkak të pasojave që i posedon trupi i njeriut pas shfrytëzimit të saj dhe 2.Krijon një atmosfer jolojale në sport dhe në garimin me sfidantët tjerë.Mund të themi lirisht se edhe një pjesë e shtyllave të Islamit kanë efektin e saj sportiv dhe mjaft senzibilizues.Ato janë dy ku mund t`i hasim aspektet sportive, 1.Namazi dhe 2.Haxhi.Por, normal këto nuk janë synimet kryesore të saj, kryerja e namazit dhe e haxhit, nuk janë vetëm aspekte sportive, por brenda tërësisë së tyre mund të hasim edhe në shumë disiplina sportive.All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh:[2]”...dhe falni namazin”.[3]”O ju që besuat, përuluni dhe bini në sexhde, adhuroni Zotin tuaj, dhe bëni mirë, që të mund të shpëtoni”.Gjithëashtu thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin famëmadh:[4]”... E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.”[5]Shkencëtarët kanë vërtetuar se , lloji më i mirë i gjimnastikës është ajo e përditshmja , e përsëritur dhe e shpërndarë në të gjitha orët e ditës, dhe jo rraskapitëse, siç mund të kryej çdo njeri.Të gjitha këto vecori gjenden te gjimnastika e namazit.Njëashtu edhe në Haxhin ne mund të gjejmë efektet e saj gjimnastikore duke mos mëtuar që të tentojmë në atë se shtyllat e Islamit kanë vetëm këto probleme dhe efekte, por pjesë integrale të tyre janë edhe efektet sportive.All-llahu i Madhëruar thotë :[6]” Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.”[7]Haxhi është gjimnastik trupore , për shkak të detyrimit që përmban rituali i haxhit si :tavafi, qëndrimi në Arafat, ecja nga Safa te Merva 7 herë etj.E mbase kjo është një prej atyre dobive që përfiton haxhiu në pelegrinazhin e tij.Këto janë vetëm disa aspekte sportive që Islami dhe urtësia e tij i nxitë në rruzullin tokë pa marrë parasysh jetësimin e tyre nga i Dërguari i All-llahut mendohet në mënyra tjera sporti përvec këtyre.Por nëse vështrojmë jetën dhe gjurmojmë thellë në identitetin e Pejgamberit a.s. do të mbushnim një libër të tërë me shembuj konkret të jetësimit të sporteve të ndryshme të mundura në atë kohë.Disa nga këto sporte po përmendim në vijim duke mos mëtuar të themi ne fjalën e fundit:1.Vrapimi-[8]Shokët e Pejgambërit a.s. kishin traditë të vraponin, ndërsa vet Pejgamberi a.s. i inkurajonte.Transme tohet se Aliu r.a. ka qenë vrapues i shpejtë.Ndërsa vet Pejgamberi a.s. bënte gara me gruan e tij, Aishen r.a. për ta dëfruar atë, për ta kënaqur veten dhe për t`u dhënë shembull shokëve të tij.Aisha r.a. thotë:”Dilnim në gara unë dhe Pejgamberi i Zotit dhe e mundja derisa filloi të më lodhë mishi( rritja e peshës), e atëherë ai filloi të më mund vazhdimisht[9].”Pejgamberi a.s. i thoshte:”Kjo (mundje) fshin të parën!”2.Mundja-[10]Pejgamberi a.s. ka dalur në mundje me Rukanin që ishte i njohur me fuqinë e tij, dhe disa herë e ka mundur.3.Dëfrimi me shigjeta-Pejgamberi a.s. thotë:[11]”Fuqia është te harkëtari, fuqia është te harkëtari, fuqia është te harkëtari.”4.Kalërimi-Pejgamberi a.s. thotë :[12]”Praktikoni harkatarinë dhe kalërimin!”Dhe shumë disiplina tjera sportive që për hirë të kohës dhe mosbërjes monoton do të ndalojmë me kaq.Për në fund o njeri kuptoje sportin si mënyrë e të shprehurit dhe jo si mënyrë e të përfituarit, sepse qëllimi i jotë final nuk duhet të jetë stacionimi në këtë dynja, por përhershmëria.


http://drejtesia.blogspot.mk/2006/10/edukata-sportive-ne-islam.html

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment