Dimër i ashpër: Temperatura deri në -11 gradë celsius në këtë vend të Evropës


Meteorologët parashikojnë se dimri sivjet do të mbërrijë më herët, duke vënë theksin tek Mbretëria e Bashkuar e cila sipas tyre do të ‘qëllohet këtë javë nga ky mot i ftohtë’.

Ekspertët e motit paralajmërojnë britanikët, se duhet të përgatiten për dimrin më të ftohtë që nga vitet 2012-2013, me temperatura që do bien nën -10 gradë celsius gjatë dhjetorit dhe janarit.



Meteorologu i njohur i Anglisë Alan Reppert tha: “Dëbora dhe akulli do të jenë një kërcënim shumë më i lartë këtë dimër dhe mund të ndikojnë në Londrën. Të gjitha zonat e qarkut mund të preken, duke përfshirë edhe Anglinë e Jugut. Atë dimër, temperaturat ranë në -14C duke bërë që edhe rrugët dhe hekurudhat të ngrijnë.



Ndërsa edhe meteorologu i kompanisë Weather Company Todd Crawford tha: “Ne presim dimrin më të ftohtë në Britani të Madhe që nga 2012-13.Rreth 31,100 njerëz vdiqën gjatë dimrit të 2012-13, sipas shifrave nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), e cila ishte një rritje prej 29 përqind krahasuar me dimrin e kaluar. Shumica e vdekjeve ndodhën në mesin e atyre të moshës 75 vjeç e lart.



Ndërkaq, Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.
Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende i ulët.

Kliko në videon më posht për të shikuar vendet më të ftohta në botë

About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment