VRASJE, 10 vrasjet te lidereve me te njohur politik



Vrasja e te famshmeve nga bota e artit, politikes, figurave te njohura fetare apo mbreterore, zakonisht eshte e nderlidhur me nje motiv te qarte si: xhelozia, idealizmi politik ose fetar, vrasja e kontraktuar, hakmarrja etj.

Ne ditet e sotme, vrasja e njerezve te rendesishem ka filluar te behet me shume se nje mjet i luftes per pushtet ndermjet vet sundimtareve dhe eshte perdorur gjithashtu edhe per simbolizem politik, si ne rastin e propagandimit te nje vepre.

Qe nga viti 1200 para eres sone, kur ishte therrur per vdekje Egloni, Mbreti i Moabitit e ndoshta edhe me heret, lideret politik jane vrare per nje varg arsyesh. Pavaresisht motivit te vrasjes, ne fund rezultati eshte humbja e nje figure publike, te cilen e njohim mire apo e duam.

Kemi pergaditur per ju listen e 10 vrasjeve me me buje te lidereve me te njohur politik.

10.Mahatma Gandhi - Indi.

Aktivisti politik dhe udheheqesi shpirteror indian,  ishte udheheqes i shquar i nacionalizmit indian ne Indine e sunduar nga britaniket. Gandhi ishte zeri i jo-dhunes ne nje bote gjithnje e me te dhunshme. Ai u qellua per vdekje nga nje student universitar aktivist, me 30 janar 1948, derisa po ecte ne nje rruge te Nju Delhit. Vrasesi i tij ishte nje nacionalist Hindu qe ishte lidhje me ekstremistet hindu Mahasabha, te cilet e mbanin Gandin pergjegjes per dobesimin e Indise duke insistuar qe Pakistanit t’i behet nje pagese zhdemtimi.

9.Rafic Hariri - Lebanon.

Rafic Baha El Din Al-Hariri (1 nentor 1944 – 14 shkurt 2005), ishte nje manjat biznesi dhe kryeminister i Libanit ne periudhen 1992-1998 dhe nga viti 2000 deri ne doreheqjen e tij me 20 tetor 2004. Haririt, i cili dominoi jeten politike dhe ate te biznesit ne kete vend, gjeresisht i atribuohen meritat per rindertimin e Bejrutit pas luftes civile 15-vjeçare. Hariri u vra me 14 shkurt 2005, kur nje sasi eksplozivi ekuivalente me rreth 1000 kg eksploziv TNT shpertheu derisa eskorta e tij po kalonte prane Hotelit St.George, ne kryeqytetin libanez, Bejrut. Lidhur me vrasjen e tij ende jane duke vazhduar hetimet nga Tribunali Special per Libanin.

8.Thomas D’Arcy McGee - Kanada.

Thomas D’Arcy McGee ishte nje nacionalist irlandez. Ai luftoi per zhvillimin e identiteteve kombetare irlandeze dhe kanadeze te cilat do t’i tejkalonin grupet perberese te tyre. Deri me sot, ai eshte e vetmja viktime kanadeze e vrasjes politike ne nivel federal. Me 7 prill 1868, ai u vra nga nje sempatizan Fenian para shtepise se tij.

7.Mbreti Faisal - Arabi Saudite.

Faisal bin Abdulaziz Al Saud ishte Mbret i Arabise Saudite nga viti 1964 deri me 1975. Si mbret, faisalit i atribuohet merita per shpetimin e financave te vendit dhe zbatimin e politikes se modernizimit dhe reformes, ndersa temat e tij kryesore te politikes se jashtme ishin pan-islamizmi, anti-komunizmi dhe nacionalizmi pro-palestinez. Ai me sukses e stabilizoi byrokracine e Mbreterise dhe mbreterimi i tij kishte popullaritet te konsiderueshem ne mesin e sauditeve. Me 25 mars 1975, Mbreti Faisal u qellua per vdekje me revole nga i biri i vellait te tij, Faisal bin Musaid, i cili sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara.

6.Liaquat (Liakat) Ali Khan - Pakistan.

Liaquat Ali Khan ishte nje prej themeluesve kryesor te Pakistanit modern, dhe kryeministri i pare i Pakistanit. Me 16 tetor 1951, ai u qellua per vdekje me arme zjarri dy here ne gjoks, gjate nje takimi publik te Lidhjes Myslimane te Qytetit. Asnjehere nuk eshte zbuluar plotesisht motivi i vertete i kesaj vrasjeje.

5.Abraham Lincoln - SHBA.

Abraham Lincoln, ishte presidenti i 16-te i Shteteve te Bashkuara, qe ishte ne detyre nga vitit 1861 deri ne vrasjen e tij ne te vitit 1865. Ai e drejtoi vendin e tij gjate kohes se Luftes Civile Amerikane dhe i dha fund skllaverise brenda kufijve te vendit. Lincoln u vra me 14 prill 1865,  ne kohen kur Luftes Civile Amerikane pothujase i ishte afruar fundi. Lincoln ishte presidenti i pare amerikan qe eshte vrare.

4.Martin Luther King, Jr. - SHBA.

Martin Luther King, Jr. ishte nje aktivist dhe udheheqes i shquar amerikan i Levizjes per te Drejtat Civile te Afro-Amerikaneve. Deri ne kohen e vdekjes se tij, ai i rifokusoi perpjekjet e tij per t’i dhene fund varferise dhe ndalimin e Luftes se Vietnamit. Me 4 prill 1968 ai u qellua per vdekje. Vrasja e tij çoi ne nje vale te trazirave mbarekombetare qe u organizuan ne me shume se 100 qytete.

3.Indira Gandhi - Indi.

Politikanja indiane, Indira  Gandhi ishte zgjedhur kater here kryeministre e Indise. Tre here rresht ne periudhen 1966-1977 dhe heren e katert, 1980-1984. Kryeministrja e vetme e Indise dhe si kryeministrja e pare te Indise se pavarur. Ajo u vra me 31 tetor 1984, ne Rezidencen e Kryeministrit nga dy truprojat e saj.

2.John F. Kennedy - SHBA.

John Kennedy ishte presidenti i 35-te i Shteteve te Bashkuara, Kennedy ne kete post ka sherbyer nga viti 1961 deri ne vdekjen e tij ne vitin 1963. Pas sherbimit ushtarak gjate Luftes se Dyte Boterore, ai u zgjodh kongresmen i Partise Demokratike nga zona e Bostonit, ndersa ne vitin 1960 Kennedy ishte kandidati numer nje nga radhet e demokrateve per president. Pas fitores me rezultat te ngushte, Kennedy u be presidenti i pare katolik roman. Me 22 nentor 1963 kur ai sapo i kishte kaluar njemije ditet e para ne detyre, John  Kennedy u vra nga plumbat e nje atentatori, derisa eskorta e tij po kalonte permes Dallasit, ne Teksas. Kennedy ishte presidenti me i ri i zgjedhur dhe me i riu i vdekur.

1.Benazir Bhutto - Pakistan.

Udheheqesja e Partise Popullore te Pakistanit (PPP), Benazir Bhutto ishte pakistanezja dhe politikanja me e njohur socialist-demokrate e ketij vendi. Bhutto ishte gruaja e pare e zgjedhur per te udhehequr nje shtet mysliman. Ajo ishte dy here kryeministre e Pakistanit ne mandate jo te njepasnjeshme (1988-1990; 1993-1996). Me 27 dhjetor 2007, Bhutto u vra derisa po largohej nga nje tubim i fushates ku ajo iu drejtua mbeshtetesve te Partise Popullore te Pakistanit ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2008.







About Admin

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.

0 yorum :

Post a Comment